FSK me ligjërata në shkollat e Kosovës për rrezikun e minave

FSK me ligjërata në shkollat e Kosovës për rrezikun e minave

Në kuadër të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe drejtoritë komunale të Arsimit, Forca e Sigurisë së Kosovës me instruktorët e Kompanisë së Deminimit të Gardës Kombëtare, kanë filluar realizimin e ligjëratave për nxënësit në shkollat fillore dhe të mesme të ulëta në komuna të Kosovës.

 

Qëllimi i këtyre ligjëratave është ngritja e vetëdijësimit të nxënësve për rrezikun që shkaktojnë minat dhe mjetet e tjera të ndryshme eksplozive të pashpërthyera që ndodhen në territorin e Kosovës.

  1. Sipas njoftimit të FSK-së, ky projekt realizohet tashmë sa vjet dhe mbahet për të gjitha komunitetet me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit të incidenteve me mina apo mjete tjera të pashpërthyera, të cilat paraqesin rrezik për qytetarët e vendit.