Qëllimi kryesor i Juventusit me Edon Zhegrovën këtë sezon është ta sjellë lojtarin në formë optimale fizike.
Aktualisht, sulmuesi i krahut është në gjendje të luajë vetëm 15–20 minuta për ndeshje, megjithatë mbetet një futbollist shumë i rëndësishëm nga ana teknike.
Burime italiane bëjnë të ditur se Zhegrova po lë mbresa të jashtëzakonshme në stërvitje, duke realizuar veprime mbresëlënëse. Problemi nuk lidhet me cilësinë e tij, por me qëndrueshmërinë fizike, shkruan Gazeta Express.
Stafi i Juventusit po punon intensivisht me të, ndërsa në klub kërkohet durim para se Zhegrova të jetë gati për të luajtur më shumë minuta dhe të ketë rol më të madh në ndeshje.



Të tjera
Katër këshilla për ta mbajtur diabetin në kontroll
Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog
Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh