Një incident i pazakontë ka ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit Bashkimi – Vëllaznimi në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë.
Një tifoz i Vëllaznimit ka goditur asistentin e Bashkimit, Bledar Gjeçaj, duke i hedhur shishe me ujë direkt në fytyrë.
Goditja është kapur qartë nga transmetimi televiziv, duke shkaktuar tension të madh dhe ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes. Incidenti ndodhi pas përfundimit të pjesës së parë, kur Bashkimi kishte fituar 43:39.
Organizatorët dhe autoritetet e sigurisë po shqyrtojnë masat që duhet ndërmarrë për rifillimin e takimit dhe për të garantuar rendin në palestër.



Të tjera
Asnjëherë mos vloni ujin disa herë
Përpjekjet e opozitës gjatë katër viteve të fundit kanë qenë për të baltosur Vetëvendosjen, jo për të ofruar zgjidhje
LDK ka nevojë për ripozicionim