Ka vdekur profesori i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Haki Dushi.
Ky Fakultet në të cilin dha kontribut profesional, do të organizojë nesër mbledhjen komemorative në ora 09:30, në Amfiteatrin e Vogël të Fakultetit Juridik.
Haki Dushi ishte profesor i Ekonomisë, i njohur për angazhimin e tij në mësimdhënie dhe analizë ekonomike. Me përvojë shumëvjeçare akademike, ai ka dhënë kontribut në edukimin e studentëve dhe në trajtimin e çështjeve ekonomike përmes ligjëratave dhe punës profesionale në fushën e ekonomisë.
Dushi ka qenë dekan i Fakultetit Ekonomik për dy mandate, shef i katedrës për kontabilitet, matematikë dhe statistikë.



Të tjera
Çaji prefekt, jo më tepër se 5 minuta
Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë
Spanja i’a sheh sherrin fitores ndaj Uruguait, lëndohen dy futbollistë