Dejona Mihali, koordinatore e Komiteteve në LVV, ka publikuar një status, në të cilin ka shkruar për një aksion të VV-së të vitit 2005 në lidhje me masakrën e Reçakut, përcjell KosovaPost.
Mihali ka shprehur habinë se pse ende nuk ka të denuar për këtë rast gjenocidal.
Tutje, Mihali ka shkruar se i dënuari i vetëm në 2001, është arratisur.
“27 vite pas, nuk ka të dënuar plotësisht për këtë masakër ku u vranë 45 civilë shqiptarë. Ndonëse Prokuroria Speciale, departamenti për krime lufte ka ngritur aktakuzë për 21 persona gjykimi pritet të kryhet në mungesë. I vetmi i dënuar në 2001 ishte arratisur” – ka shkruar Mihali.



Të tjera
10 këshilla për një gjumë të qetë
10 ushqimet që e detoksifikojnë dhe pastrojnë trupin tuaj
Më i dëmshëm sheqeri apo kripa