Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajori Özkan Ulutaş, është takuar sot me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, në Camp Film City në Prishtinë, transmeton KosovaPost.
Gjatë takimit, Ulutaş dhe Sveçla kanë shkëmbyer pikëpamje lidhur me situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe mbi përmirësimin e mëtejmë të komunikimit dhe bashkëpunimit ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, Ulutaş ka theksuar përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin në ruajtjen e sigurisë në të gjithë Kosovën dhe në rajonin më të gjerë.
KFOR ka ritheksuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij, për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët që jetojnë në Kosovë.
Po ashtu, është theksuar se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre si reagues të sigurisë.



Të tjera
Su*lmet me r@keta iraniane ndaj SHBA-së dhe aleatëve kanë rënë me 90 për qind që nga fillimi i lu*ftës
Kër*cënimet e Vulinit dhe Serbisë nuk na frikësojnë
168 ekspertë certifikohen në drejtësi, Gërvalla: Partnerë të rëndësishëm