Kryeministri në detyrë Albin Kurti, është ftuar në “Shtëpinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” në Davos për të marrë pjesë në një diskutim mbi besimin dhe udhëheqjen, në kuadër të shënimit të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane.
Ai ka folur për rëndësinë e besimit dhe udhëheqjes, duke ndarë përvojat e tij personale dhe reflektuar mbi shërbimin publik.
“Nder dhe kënaqësi të ftohesha në Shtëpinë e ShBA-së në Davos për një diskutim frymëzues mbi besimin dhe udhëheqjen, në kuadër të 250-vjetorit të pavarësisë amerikane. Fola për besimin si shtyllë kryesore të shërbimit, sakrificës dhe unitetit shoqëror, duke u nisur nga përvoja ime si i burgosur politik në Serbi gjatë luftës, deri te roli im aktual si Kryeministër i Republikës së Kosovës.” ka shkruar Kurti në platformën X.




Të tjera
Këto janë arsyet që duhet të blini brokoli më shpesh
Gashi: Osmani po i thërret aktivisht deputetët
Berisha: Opozita votoi marrëveshjen me SHBA, jo përfaqësimin e Ramës