Vedat Muriqi po shkëlqen në këtë sezon në La Liga me Mallorcan.
Ai ka shënuar 14 gola deri më tani në këtë edicion në elitën e futbollit spanjoll.
Kështu, shumë skuadra të mëdha evropiane dhe jo vetëm, kanë shprehur interesim të madh për sulmuesin dardan, sipas “Transfermarkt”.
Interesim të madh kanë shfaqur nga Turqia, me Galatasarayn dhe Fenerbahçen që i janë vënë pas.
Përveç skuadrave turqe, interesim është shfaqur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe nga Arabia Saudite.
Mallorca e vlerëson kartonin e tij pothuajse 12 milionë euro, me Muriqin që ka kontratë deri më 2029 me klubin nga ishulli.



Të tjera
Irlanda konfirmon mbështetjen për Kosovën në rrugën evropiane
Irani nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës FIFA 2026 që bashkë-organizohet nga SHBA-ja
Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për fuçi