Presidentja Vjosa Osmani, në një deklaratë para mediave ndërkombëtare pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes në prani të presidentit amerikan, Donald Trump dhe bashkëthemeluesve të tjerë, tha se Kosova është krenare të qëndrojë krah për krahë me ShBA-në në këtë iniciativë.
E para e vendit u shpreh e bindur se kjo organizatë do t’i ndihmojë vendet anë e kënd botës të arrijnë paqen që e meritojnë, transmeton Klankosova.tv.
“Besoj fuqishëm në lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit të tij. Kjo është për të shpëtuar jetë. [Paqja] nuk është gjithmonë e lehtë për ta arritur, por mund të mundësohet me bashkimin e të gjithëve”, tha Osmani.
Presidentja po ashtu tha se Bordi i Paqes mund të sjellë paqen në vendet ku nevojitet, në mënyrë më pak komplekse se OKB-ja.
Kujtojmë se të enjten, Kosova u bë anëtare e kësaj organizate, iniciativë kjo e presidentit Trump.



Të tjera
Molliqaj: Në qeverisjen Kurti është rritur kostoja e jetës, përfituesit më të mëdhenj janë bizneset e marketeve, nafta, rryma dhe bankat
Shtëpia e Bardhë ndan pamje dhe foto nga nënshkrimi i kartës së Bordit të Paqes, në sfond edhe Osmani
Mishi nuk është i mirë për veshkët