Pas një ligjërate mbi Gjykatën Speciale në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, ambasada e Zvicrës ka dalë me një komunikatë për të sqaruar mbështetjen e saj për Programin e Ndërgjegjësimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës.
Ambasada tha se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet e ndërgjegjësimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).
“DHSK u krijua nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke reflektuar procesin legjislativ të vetë Kosovës dhe mandatin demokratik të institucionit. DHSK është një organ gjyqësor i pavarur. Përmes Zyrës së saj të Ndërgjegjësimit, Dhomat e Specializuara angazhohen me një gamë të gjerë palësh të interesuara për të ndarë informacione të disponueshme publikisht në lidhje me mandatin dhe punën e saj, për të dëgjuar perspektivat e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve – pa promovuar narrativa specifike”.
Ambasada e Zvicrës tha se programi i ndërgjegjësimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në “lehtësimin e dialogut dhe inkurajimin e debatit të informuar publik mbi çështje me interes publik”.



Të tjera
Shenjat që paralajmërojnë migrenën
Gjykata në Prizren sot mban seancë dëgjimore ndaj 109 të arrestuarve për manipulim të votave
Komuna e Mitrovicës me aksion për largimin shitësve ilegalë