Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës në Ferizaj, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas njoftimit të policisë, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike të llojit marihuanë.
Njësitet policore kanë kontrolluar edhe një objekt banues me objekte përcjellëse, pronë e njërit nga të dyshuarit, ku janë gjetur dhe sekuestruar rreth 398.9 gramë marihuanë, dy telefona mobilë, para të gatshme në vlerë prej rreth 113.60 euro, dy peshore digjitale, si dhe një armë zajrri.
Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit, dy të dyshuarit meshkuj kosovarë janë dërguar në mbajtje.
“Rr. Robin Kuk, Ferizaj 23.01.2026-13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Po ashtu është kontrolluar një objekt banues me objekte përcjellëse pronë e njërit nga të dyshuarit dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 398.9 gramë, dy telefona, para të gatshme në vlerë rreth 113.60 euro, dy peshore digjitale, si dhe një revole. Me vendim të prokurorit pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.



Të tjera
Gashi: Qeverisja e Kurtit ndërtohet mbi një ndarje të thellë mes dukjes morale dhe praktikës reale të pushtetit
Policia gjen armë, municion dhe granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan
Fëmijët në karroca më të ekspozuar ndaj ajrit të ndotur