Ideatori i platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli, ka folur për protestën që do të mbahet më 17 shkurt, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po mbahen në paraburgim në Hagë tash e pesë vjet, raporton GazetaBlic.
Tasholli në një intervistë për GazetaBlic, tregon se organizimi është në nivelin e duhur ku thekson se tashmë kanë përvojën e marshit të kaluar.
“Po organizimi është në nivelin e duhur pasi që e kemi edhe përvojën e marshit të kalum, që ka qenë një prej marsheve më dinjitoz që është organizu këtu pas luftës. Fillimi normalisht që është i koncentrum më shumë në aspektet teknike por si fillim është shumë i mirë”, tha ai.
Ai theksoi se 17 shkurti është zgjedhur qëllimisht për shkak të peshës emocionale dhe simbolike që ka për shoqërinë kosovare.
“17 shkurti është data emocionale simbolike e kësaj shoqërie dhe është datë që prodhon emocion, për tu pas parasysh që akterë shumë të rëndësishëm të asaj date nuk ndodhen në mesin tonë do të thotë ka qenë zgjedhje që për të dhënë mesazh simbolik”, u shpreh tutje.
Tasholli theksoi se presin një pjesëmarrje më të madhe se herën e kaluar, duke marrë parasysh afrimin e verdiktit final dhe rritjen e emocioneve qytetare rreth këtij procesi.
“Kësaj radhe presim një numër pak më të madh se herën e parë tu pas parasysh se edhe data e verdiktit të finalës është e përafrume dhe emocioni është gjithashtu më i përafrum dhe presim që kjo protestë ta kaloj të parën”, vlerësoi ai.
Ndër të tjera ai bëri të ditur se ftesa për pjesëmarrje u është drejtuar të gjitha partive politike, organizatave joqeveritare dhe komuniteteve të ndryshme, duke shtuar se edhe këtë herë po vërehet një mbështetje e gjerë, e ngjashme me atë të protestës së kaluar.
“Ne u kemi bërë thirrje të gjitha partive politike, OJQ-ve, të gjitha komuniteteve që të na bashkëangjiten edhe e kemi një prirje për përkrahje sikurse edhe herën e kalume e kemi pas atë përkrahje të gjitha partive politike dhe organizatave të ndryshme dhe është duke u dhënë fuqishëm edhe tani”, tha Tasholli.
Tasholli ka treguar se motoja e protestës së 17 shkurtit, “Drejtësi, jo politikë”, rrjedh nga shqetësimet e vazhdueshme qytetare në raport me Gjykatën Speciale.
“Motoja është ‘Drejtësi jo politik’, kur kemi parasysh edhe shqetësimet qytetare që kanë qenë në raport me atë gjykatë që gjithmonë ka pas interpretim politik ka pas transparencë minimale për mos me thënë që nuk ka pas hic, dhe këto shqetësime e kanë kriju vetvetiu edhe slloganin e këtij marshi e kësaj proteste që është ‘Drejtësi e jo politikë’, që politika kurr të mos jetë pjesë e interpretimeve juridike”, u shpreh ai.
Për fund, ai u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që e ndjejnë veten borxhlinj ndaj kauzës së luftës për liri t’i bashkohen marshit dhe protestës.
“I ftoj të gjithë ata që e ndjejnë vetën si borgjli të një kauze që është kauza më dinjitoze e kësaj shoqërie sic është lufta për liri, që të jenë pjesë e këtij marshi e kësaj proteste”, përfundoi ai për GazetaBlic.



Të tjera
Femrat duan djem gazmorë, jeta bëhet më e lehtë
Shpërthen laboratori i kokainës, 9 të vdekur në Kolumbi
Seanca për caktimin e masës së sigurisë- Arrijnë tek Gjykata e Prizrenit 109 personat e dyshuar për manipulim të votave