Një rast i privimit të kundërligjshëm nga liria është raportuar më 24 janar 2026 në Prizren.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, katër persona të dyshuar e kanë marrë me forcë një burrë, duke e futur në një veturë dhe duke e mbajtur kundër vullnetit të tij.
Policia bën të ditur se rasti dyshohet të ketë ndodhur pasi viktima kishte pasur më herët komunikim përmes rrjeteve sociale me një vajzë.
Viktima është liruar, ndërsa kishte pësuar lëndime të dukshme trupore.
Të lënduarit i është ofruar trajtim mjekësor, ndërkohë që njësitet policore kanë nisur menjëherë hetimet lidhur me rastin.
Si rezultat i veprimeve hetimore, janë arrestuar katër persona të dyshuar, njëri prej të cilëve është i mitur.
Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar veturën e dyshuar të përdorur në rast, katër telefona mobilë si dhe një pajisje elektroshoku.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit kompetent, tre nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i mitur është liruar dhe rasti ndaj tij do të trajtohet në procedurë të rregullt.



Të tjera
Katër këshilla për ta mbajtur diabetin në kontroll
Në Uashington harmonizuam qëndrimet me ShBA-në për hapat e mëtejmë në dialog
Shpallen të pafajshëm Haxhiu dhe të tjerët për gazin lotsjellës në Kuvendin e Kosovës pas 10 vitesh