Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në Stamboll nga Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, në kuadër të Platformës për Paqe në Ballkan, ku marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të rajonit.
Në një reagim në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi Presidentin Erdoğan si një mik të provuar të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Ministrja shprehu mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.
Spiropali theksoi se marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.
“Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon”, u shpreh Spiropali.
The post Spiropali takon Erdogan: Turqia, rol të rëndësishëm në paqen appeared first on Kosovapost.net.



Të tjera
Muric mban portën e paprekur, Sassuolo rikthehet te fitorja pas dy muajsh
Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike
Rama letër të hapur Kurtit: Është koha që Unaza e Prishtinës të zhbllokohet, të fillojnë punimet pa vonesa