Shumica e anëtarëve të Kryesisë dolën në përkrahje të kryetarit aktual para Kuvendit Qendror të 31 janarit 2026.
Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë, ku është diskutuar për votëbesimin ndaj kryetarit aktual të partisë, Lumir Abdixhiku, në prag të Kuvendit Qendror.
Sipas njoftimit të publikuar nga kjo degë në rrjetin social Facebook, takimi u fokusua në përgatitjet për Kuvendin Qendror të LDK-së, i cili do të mbahet më 31 janar 2026, ku delegatët do të vendosin për votëbesimin ndaj kryetarit.
“LDK në Pejë mbajti mbledhjen e Kryesisë, ku u diskutua për Kuvendin Qendror që do të mbahet më 31 janar 2026, në të cilin do të vendoset për votëbesimin ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku”, thuhet në njoftim.
Më tej bëhet e ditur se anëtarët e Kryesisë kanë diskutuar hapur për situatën aktuale në parti, ndërsa shumica e diskutimeve kanë qenë në mbështetje të Abdixhikut.
Kuvendi i ardhshëm i LDK-së pritet të jetë vendimtar për drejtimin e partisë dhe zhvillimet e brendshme organizative.



Të tjera
Muric mban portën e paprekur, Sassuolo rikthehet te fitorja pas dy muajsh
Katër të lënduar në Bogë, pasi një motor bore u përplas me një shtyllë elektrike
Rama letër të hapur Kurtit: Është koha që Unaza e Prishtinës të zhbllokohet, të fillojnë punimet pa vonesa