Një bager i një kompanie përgjegjëse për rrënimin e objekteve pa leje në Mitrovicë të Jugut është djegur mbrëmë.
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Faton Peci. Ai ka thënë se ky është veprim kriminal.
“E dënoj ashpër këtë akt makabër e qyqar. Ky veprim kriminal përbën kërcënim direkt për të gjithë ata që angazhohen që Mitrovica të jetë qytet ku mbretëron rendi dhe qetësia publike. Por, të gjithë ata që me akte të tilla kriminale e kërcënuese mendojnë se na frikësojnë e kanë gabim. Lufta jonë ndaj paligjshmërisë, kriminalitetit e parregullsisë nuk do të ndalet. Në anën tjetër, organeve të rendit ju bëj thirrje të intensifikojnë veprimet e tyre për zbardhjen sa më të shpejtë të rastit”, ka shkruar ai.
Komuna e Mitrovcicës ka nisur rrënimin e disa objekteve paleje.



Të tjera
“Kanë emër dhe mbiemër” – Manaj godet zërat kundër udhëheqjes së LDK-së
“Ju ftoj për durim”, Abdixhiku reagon sërish mes kërkesave për dorëheqje
“Ata që sot sulmojnë një ish-ushtar”, Alban Krasniqi: Janë në anën e atyre që Fatmir Sheholli e bënë veteran të UÇK-së