Deputeti i LDK-së mbështet ndryshimet në parti dhe thotë se kandidatura e Avdullah Hotit është e mirëseardhur.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka deklaruar se do të votojë “për” dorëheqjen e Lumir Abdixhikut nga pozita e kryetarit të partisë, duke theksuar se LDK-ja ka nevojë për ndryshim.
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai bëri të ditur se pika e parë e rendit të ditës në mbledhjen e partisë do të jetë votëbesimi, përkatësisht dorëheqja e kryetarit aktual, e më pas do të diskutohen çështje të tjera.
“Pika e parë e rendit të ditës është votëbesimi apo dorëheqja e kryetarit aktual, pastaj kalojmë në çështje tjera”, tha Gashi.
Duke folur për kandidaturën e Avdullah Hotit për drejtimin e LDK-së, ai u shpreh pozitivisht, duke e cilësuar atë si të mirëseardhur.
“Do ta diskutojmë aty, por unë do ta miratoj dorëheqjen e tij. Jam pro një ndryshimi brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës”, deklaroi Gashi.



Të tjera
Fashat ngjitëse me proteina shërojnë më shpejtë plagët
Tri detaje të vogla që spikasin shikimin symace
Fëmijët duhet të shmangin ekranet e telefonëve një orë para se të flenë