Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje

Ky person po kërkohet nga Policia për vjedhje

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Malishevë, ka lëshuar kërkesë për bashkëpunim me qytetarët, për identifikimin dhe lokalizimin e një personi të dyshuar për vjedhje.

I njëjti dyshohet se më datë 08.01.2026, në një qendër tregtare në Malishevë, ka kryer veprën penale “Vjedhje”, dhe pavarësisht angazhimeve dhe veprimeve të ndërmarra deri më tani, identiteti i tij ende nuk është zbuluar.

“Me qëllim të rritjes së efikasitetit të procedurës hetimore, ftojmë të gjithë qytetarët që, nëse kanë ndonjë informacion i cili mund të ndihmojë në identifikimin ose lokalizimin e personit të dyshuar, i cili shihet në fotografinë dhe video-incizimin e bashkangjitur, të kontaktojnë Policinë e Kosovës përmes:

numrit emergjent 192,

stacionit policor më të afërt,

ose përmes e-mailit zyrtar: [email protected].”