Prokuroria e Specializuar e Hagës ka parashtruar kërkesën për vazhdimin e paraburgimit ndaj Hashim Thaçit, ish-president i Kosovës, që po përballet me dy aktakuza.
Në parashtresën e fundit, Prokuroria ka theksuar disa arsye se pse duhet t’i vazhdohet paraburgimi Thaçit.
“Thaçi është në dijeni të akuzave të rënda të konfirmuara kundër tij, dënimit të mundshëm me burgim të gjatë që mund të rezultojë prej tyre, dhe tani ka njohuri të plota për provat në lidhje me ato krime. Shqiptimi i mundshëm i një dënimi të gjatë bëhet më konkret me përparimin e shpejtë të gjyqit. Përveç kësaj, Thaçi tani përballet me akuza të konfirmuara në lidhje me veprat penale të pengimit për shkak të provave që janë marrë për përpjekjet e tij për të penguar procedurat në këtë rast dhe për të kryer krime të mëtejshme. Të gjitha sa më sipër duhet të merren në konsideratë në lidhje me gjetjet e mëparshme në lidhje me mjetet e Thaçit për t’u arratisur” – thekson Prokuroria.
Madje, Prokuroria ka vlerësuar se Thaçi paraqet rrezik për pengim të procedurave.
“Thaçi vazhdon të paraqesë një rrezik jashtëzakonisht të lartë të pengimit të procedurave. Duke konstatuar së fundmi se një rrezik i tillë vazhdon të ekzistojë, ky Panel përsëriti përcaktimin e tij të mëparshëm se Thaçi ka (i) interesin dhe aftësinë për të ndërhyrë në procedura; (ii) u përpoq të minonte DHSK-në dhe ofroi përfitime për personat e thirrur nga ZPS-ja; (iii) një pozicion ndikimi në Kosovë që mund t’i lejonte atij të merrte mbështetjen e simpatizantëve; dhe (iv) njohuri më të mëdha për provat që mbështesin akuzat serioze kundër tij”, thuhet në këtë kërkesë të Prokurorisë.



Të tjera
Zjarrfikësit e Kamenicës shpëtojnë jetën e një të moshuari të bllokuar në një bodrum
Bordi i Paqes mund t’i sjellë Kosovës përfitime në politikën e jashtme
Përmbyllet procesi i rinumërimit në 25 komuna, KQZ jep detaje