Trump refuzon shkarkimin e Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem: Shumë e trishtueshme vdekja e protestuesit në Mineapolis

Trump refuzon shkarkimin e Sekretaren e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem: Shumë e trishtueshme vdekja e protestuesit në Mineapolis

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi sot se sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, dorëheqja e së cilës është kërkuar nga opozita, do të mbetet në detyrë, duke vlerësuar se ajo ka bërë “një punë shumë të mirë”.

“Jo”, u përgjigj prerë presidenti republikan, kur u pyet nga një gazetar nëse Noem do të largohej nga posti i saj.

Trump e cilësoi gjithashtu si “shumë të trishtueshme” vdekjen e një protestuesi të dytë amerikan, i cili u qëllua për vdekje nga agjentë federalë të shtunën në Minneapolis.

Edhe pse nuk përdori termin “vrasës”, të cilin këshilltari i tij Stephen Miller e kishte përdorur për të përshkruar 37-vjeçarin Alex Preti, i cili u qëllua dhe u vra nga agjentë të policisë së emigracionit (ICE), Trump theksoi se viktima nuk duhej të mbante armë gjatë një proteste.

I pyetur nëse e konsideronte Alex Pretin si “vrasës”, presidenti amerikan u përgjigj negativisht, por shtoi se “nuk duhej të shfaqej me armë” në një tubim proteste, duke e cilësuar ngjarjen si “një incident shumë fatkeq”.

Në përpjekje për të mbrojtur veprimet e agjentëve federalë, disa zyrtarë kanë theksuar se Preti ishte i armatosur, një argument që është hedhur poshtë me forcë nga opozita dhe organizatat që mbrojnë të drejtën e armëmbajtjes. /Panorama