Policia e Kosovës ka arrestuar një person të kërkuar nga INTERPOL-i për trafikim narkotikësh.
Në njoftim thuhet se i dyshuari ishte në kërkim ndërkombëtar përmes INTERPOL-it, bazuar në urdhër-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet në Gjermani, për veprën penale “Trafikimi i drogave narkotike në mënyrë të përsëritur dhe fitimprurëse”.
“Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, me qëllim të vazhdimit të procedurave të mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe në luftimin e krimit të organizuar dhe veprave të rënda penale”, thuhet në njoftim.



Të tjera
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike
5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por s’ua thotë askush
Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari