Analisti, Blerim Canaj, në emisionin “Click” të RTV21, për gjendjen e brenshme në LDK u shpreh se gara duket që nuk ka filluar tani. Derisa foli edhe për çështjen e dorëheqjes së kryetarit të kësaj partie, Lumir Abdixhiku.
Canaj paralajmëroi se përmendja e dorëheqjes është shpresë për mundësi të lobimit në Kuvendin e LDK-së të shtunën.
“Kjo garë duket që nuk ka filluar tani, e mëhershme siç e kemi parë. Mendoj që është e natyrshme në çdo parti politike, në një shtet pluralist dhe pas marrjes së përgjegjësisë së liderit, gjithkush që ka jetu deri më tani në shtet demokratik e di që vie pastaj dorëheqja. Por në LDK si është përmend dorëheqja, ishte një dorëheqje, ofrim i dorëheqjes me shpresën që deri në Kuvendin e partisë ka mundësi të lobimit që të mos pranohet ajo dorëheqje dhe me gjasë edhe kështu do të ndodh”, deklaroi ai.



Të tjera
Pse disa njerëz kanë frikë të dashurojnë?
Sinani: Rezoluta amerikane ka ndërkombëtarizuar çështjen e shqiptarëve të Luginës
Trump: Vrasjet e Good dhe Pretti në Minneapolis, të tmerrshme