Një helikopter u rrëzua në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos, Itali, me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri.
Sipas mediave italiane, viktima është 76-vjeçari Pasquale Esposito, ndërsa piloti 68-vjeçar që mbeti i plagosur, me origjinë nga Napoli, është një ish-kolonel i Forcave Ajrore me përvojë të provuar.
Hipoteza më e mundshme për momentin është se një defekt teknik shkaktoi humbjen e kontrollit të helikopterit. Shërbimet e urgjencës mjekësore dhe zjarrfikësit shkuan menjëherë në vendngjarje, së bashku me oficerët e policisë mjeko-ligjore, të cilët do të rindërtojnë rrethanat e sakta të aksidentit./TCH



Të tjera
Kurti: Pas certifikimit të rezultateve, nisim menjëherë komunikimet me partitë politike
5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por s’ua thotë askush
Media ruse me dezinformata tentojnë të shtrembërojnë faktet për krimet ndaj familjes Jashari