Një person është gjetur sot pa shenja jete në një veturë në Veternik.
Zëdhënësi i policisë së kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana tha për Indeksonline se viktima është gjetur i vdekur në një automjet dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje .
“Rreth orës 15:00 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në një automjet në Veternik në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje. Policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana.
Personi i cili është gjetur pa shenja jete, dyshohet se ka bërë vetvrasje.



Të tjera
Haxhiu takon ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për forcimin e partneriteteve me vendet evropiane
Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit janë provokuese
Kosova po konsolidohet si vend me demokraci të zhvilluar