Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, nënkolonel Basri Shabani dhe majori Ramadan Ahmeti, kanë përfaqësuar Policinë e Kosovës në Forumin “Praktikat e Sigurisë Private në Turqi dhe në Botë”, i cili është mbajtur në Stamboll, nga 26 deri më 28 janar 2026.
Pjesëmarrja e përfaqësuesve të Policisë së Kosovës, jo vetëm që forcon imazhin profesional por gjithashtu krijon mundësi konkrete për avancim duke shkëmbyer përvoja nga praktikat më të mira globale, që do të shërbejnë në forcimin e fushës së sigurisë.



Të tjera
Hapat për të eleminuar pikat e zeza në kushte shtëpie
Reshitaj ndërron edhe një subjekt, tash i bashkohet Vjosa Osmanit
Organizata terroriste serbe kërcënon Kurti me eliminim fizik