Pas një nate të vështirë në Champions League, ylli francez Kylian Mbappé nuk i kurseu tonet e forta në deklaratat për media, duke e kritikuar ashpër performancën e skuadrës së tij dhe momentet kyçe që e çuan në mbetje jashtë Top 8.
Në një intervistë të dhënë pas ndeshjes, Mbappé u shpreh se me qasjen dhe mentalitetin e treguar, nuk fitohet Champions League.
Ish-futbollisti i Monacos dhe i Paris Saint-Germainit e nënvizoi mungesën e vazhdimësisë në lojë dhe përqendrimit gjatë momenteve kyçe të takimit, duke nënvizuar se një skuadër e madhe duhet të jetë më konsistente në performancë.
“Nuk mund të kemi një ditë shkëlqimi dhe një tjetër totalisht në hije — kjo nuk është dinjitoze për një ekip që synon të fitojë Champions League”, deklaroi sulmuesi francez me tone të forta përpara mediave.
Pikat kyçe të kritikës së Mbappé ishin momentet dramatike të fundit të ndeshjes, dhe sidomos goli i fundit i shënuar nga portieri kundërshtar, Anatoliy Trubin, në minutat shtesë.
Mbappé e quajti këtë episod “një turp” për ekipin të tij, duke e theksuar frustrimin dhe zhgënjimin e thellë për mënyrën sesi u humb sfida.
Fjalët e tij e pasqyrojnë pakënaqësinë e një lideri sulmi, i cili megjithëse po e kalon një sezon individual jashtëzakonisht të suksesshëm, sheh se objektivi për titullin më të çmuar evropian do të mbetet i largët.



Të tjera
Kurti përkujtoi dëshmorët Vesel Avdyli, Ilir Mërturi dhe Naim Gashi
Intervistohen edhe 28 të dyshuar për manipulim votash – Pesë ndalohen për 48 orë, katër prej tyre kryesues të komisioneve
Një muaj parab*urgim për 15 komisionerët e arr*estuar dje në Malishevë