Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, është takuar me përfaqësues të policisë me të cilët ka diskutuar për bashkërendimet mes Prokurorisë dhe Policisë për ndërmarrjen e veprimeve lidhur me rezultatet zgjedhore të listave të kandidatëve.
Në komunikatë thuhet se më 19 janar Prokuroria në Pejë e ka autorizuar policinë që të grumbullojë informata lidhur me numërimin e votave për kandidatë.
Tutje thuhet se kur të përfundojë rinumërimi dhe të analizohen provat do të ndërmerren veprime të mëtutjeshme ligjore.
“Vlen të potencohet se lidhur me procesin zgjedhor, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, me datë 19 janar ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e informatave lidhur me numërimin e votave të kandidatëve të subjekteve politike dhe jemi në pritje të përfundimit të procesit të rinumërimit dhe pasi t’i pranojmë të gjitha të gjeturat do të analizohet secila provë që do sjellët tek prokurori i shtetit nga Policia e Kosovës, për ndërmarrjen e veprimeve të mëtutjeshme ligjore. Gjithashtu, u diskutua edhe për harmonizimin e veprimeve të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Pejë për luftimin e kriminalitetit dhe sigurisë publike të qytetarëve. Prokuroria Themelore në Pejë bashkë me Policinë e Kosovës mbeten të përkushtuar për sundimin e ligjit dhe ndjekjen e personave që kryejnë vepra penale.”



Të tjera
Rinumërohen mbi 90% e vendvotimeve, përmbyllet procesi në 34 komuna
Përderisa po synohet një tjetër shtrejntim i energjisë elektrike, Kurti thotë se dhomat tona janë më ngrohtë sesa duhet
Rrëfim pas 25 vjetësh, si u vra 15 vjeçari nga sulmi i serbëve me granata në veri