Nënkryetarja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj kërkesës së KESCO-s për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 21.4%, duke thënë se pasurimi i tregtarëve të energjisë po bëhet në kurriz të qytetarëve.
Ajo theksoi se kërkesa e KESCO-s nuk është e vetmja, pasi rritje çmimi kanë kërkuar edhe KEDS, KOSTT dhe KEK.
Bajrami rikujtoi premtimin e kryeministrit Albin Kurti për uljen e çmimit të energjisë dhe paralajmëroi se çdo rritje e energjisë ka efekt zinxhir në shtrenjtimin e të gjitha produkteve.
Sipas saj, ndihmat financiare si 100 eurot apo shtesat për kategori të ndryshme janë pasojë e varfërimit të qytetarëve dhe jo e zhvillimit ekonomik.
Ajo u bëri thirrje qytetarëve të reagojnë kundër vendimeve të padrejta të institucioneve.



Të tjera
Shteti po investon në ju dhe ju duhet me ia kthy me medalje
Shurupi natyral kundër kollës
Xhudo është suksesi më i madh që kemi ndërtuar dhe treguar si shtet në sport