Operacion kundër dr*ogës në Prizren, arr*estohen pesë persona

Operacion kundër dr*ogës në Prizren, arr*estohen pesë persona

Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona gjatë një operacioni antidrogë të realizuar sot në Prizren, ku janë sekuestruar substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona dhe një pistoletë, përcjell KosovaPost.

Si vazhdimësi e hetimeve të një rasti të mëhershëm, Policia e Kosovës ka realizuar më 29 janar 2026 një operacion antidrogë në Prizren.

Sipas njoftimit, Njësia e Antidrogës në Prizren, me mbështetjen e njësive të tjera policore, ka zbatuar një urdhër-kontrolli të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, me ç’rast janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

Gjatë operacionit janë sekuestruar si dëshmi relevante substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona dhe një pistoletë.

Policia njofton se pesë persona janë arrestuar, prej të cilëve dy janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa tre persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga Njësia e Antidrogës në Prizren.

“Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do të aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”, theksohet në njoftim.