Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, gjatë ditës së djeshme vendosi lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së ankesës së Listës Serbe, kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.
Sipas vendimit të Kushtetueses të nxjerrë të mërkurën, konstatohet se procedura e zgjedhjes së Nenad Rashiqit si nënkryetar i Kuvendit nga radhët e komunitetit serb nuk ishte në përputhje me aktin më të lartë juridik të shtetit.
E mosrespektimi i vendimeve nga kjo gjykatë, mund t’i kushtojë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës.
Kështu deklaroi sonte në emisionin Rubikon, Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.
“Z. Basha duhet të tërhiqet sepse në seancë edhe kur t’i mban mbledhjen me partitë politike, ai është njëri nga tre krerët shtetëror, përfshirë edhe kryetarin e kaluar që do të evidentohet edhe nga raportet monitoruese në Komision të Venecias edhe për Këshill të Evropës, si ndërhyrje në sistem të drejtësisë”, deklaroi Jakaj në Klan Kosova.



Të tjera
Shenjat alarmuese kur nuk keni oksigjen të mjaftueshëm në gjak
Sjelljet tipike të një personi të trishtuar
“S’ka opozitë, pra – ka shumë procese që kanë ndodhur dhe ka pasur heshtje”