Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për disa aktivitete të kadetëve të FSK-së që do të zhvillohen ditëve në vijim.
Kryeqyteti njoftoi se më 3 shkurt një i tillë do të mbahet në zonën e Badovcit.
“Qendra Studimore Universitare e FSK-së do të realizojë një trajnim në terren për navigim tokësor, me emërtimin “Rruga e Heronjve””.
Ndërkaq, më 6 dhe 7 shkurt, në zonën e Koliqit, Qendra Studimore Universitare e Komandës, Doktrinës dhe Stërvitjes së FSK-së do të realizojë një vlerësim praktik për operacione mbrojtëse në terren.
Ushtrime dhe trajnime të ngjashme janë zhvilluar edhe më parë nga kadetët dhe kanë karakter profesional dhe edukativ.
“Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj gjatë zhvillimit të këtyre aktiviteteve. Për çdo informatë shtesë, do të njoftoheni me kohë”.



Të tjera
Rikthehet qarkullimi normal i kamionëve edhe në kufijtë me Serbinë
Policia identifikon pesë të dyshuar për vjedhje në Suharekë
A është uji me gaz i dëmshëm apo i shëndetshëm për sistemin tretës