Kryeministri në detyrë, Albin Kurti a thënë se me presidenten e shtetit, Vjosa Osmani janë në komunikim dhe janë takuar, por thotë se rizgjedhja e presidentes, apo zgjedhja e një presidenti të ri është hapi i katërt.
Ai tha se pas certifikimit të zgjedhjeve dhe trajtimit të të gjitha ankesave të mundshme, janë tre hapa paraprak që është konstituimi i Kuvendit , zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve, formimi i qeverisë, e siç tha menjëherë duhet të fillojnë me vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare.
“I kemi tri marrëveshje me Bankën Botërore e Planin e Rritjes së BE-së. Unë besoj që në raport m opozitën tek Marrëveshjet Ndërkombëtare e edhe te konstituimi i Kuvendit dhe formimi i Qeverisë do të shohim a do të fillojmë një kapitull të ri i cili dallon prej atij të vitit 2025. Neve na duhet në Kuvend ta shohim se a ka atmosferë për një raport të ri qeveri-opozitë, unë nuk mund ta them këtë paraprakisht, por padyshim që muaji shkurt është muaji që do ta na tregojë se neve se a do të mund të hapim një kapitull të ri të raporteve tona”, deklaroi Kurti.
Ai tha se për formimin e qeverisë nuk e kanë asnjë problem, por kur u nevojiten dy të tretat e votave kanë nevojë për bashkëpunim me opozitën.
“Populli na ka dhënë një mbështetje të madhe që është përgjegjësi e lartë. Për formimin e Qeverisë nuk do të kemi asnjë problem, por për dy të tretat e votave kur nevojiten në Kuvend prej Marrëveshjeve Ndërkombëtare e deri te rizgjedhja e presidentes apo zgjedhja presidentit ne kemi nevojë për bashkëpunim me opozitën. Te ne gatishmëria ekziston, e në muajin shkurt do të shohim se a ka gatishmëri e interesim edhe nga opozita”, deklaroi Kurti.
Kryeministri në detyrë u pyet edhe për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes. Ai tha se kudo që ka nevojë për paqe në botë, dëshirojnë të kontribuojnë.
“Ne kemi filluar së pari me pjesëmarrjen tonë në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit, DHE Kosova është përfaqësuar në konferencën në Doha në Katar nga komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Ne kemi shprehur si Republikë që të marrim pjesë në këtë forcën stabilizuese ndërkombëtare, ku FSK-ja është e mirënjohur për kërkim shpëtim dhe jo vetëm. Meqenëse do të marrim pjesë ne forcën stabilizuese ndërkombëtare, ne kemi qenë të interesuar të marrim pjesë edhe në organet vendimmarrëse politike për atë forcë stabilizuese ndërkombëtare, tash procesi do të ecë tutje. Unë jam kryeministër në detyrë, nuk jam ende në mandatin e tretë, por kudo që ka nevojë për paqe në botë ne dëshirojmë të kontribuojmë, sepse kemi qenë përfitues të paqes në vendin tonë nëpërmjet forcave ndërkombëtare, andaj tash duam të marrim pjesë me forcat tona e kapacitetet tona edhe në paqe në vende të ndryshme të botës. Sa i përket Gazës ne i kemi ndarë gjysme milioni euro si qeveri dhe ky është një proces që do të vazhdojë edhe në vijim”, deklaroi Kurti.



Të tjera
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
Mos i bëni këto gabime në mëngjes
Kurti e diplomati austriak flasin për zhvillimet politike në vend