Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar në cilësinë e të pandehurës deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndarjen e granteve në Ministrinë e Bujqësisë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila bëri të ditur se intervistimi i Pacollit është zhvilluar të enjten.
Pacolli, në periudhën përkatëse, ka ushtruar funksionin e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Intervistimet kanë të bëjnë me grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë gjatë kohës kur Peci ishte në krye të këtij dikasteri si ministër.



Të tjera
Hani dardha nëse doni të humbisni peshë
Të mirat shëndetësore nga udhëtimet
Shenjat që tregojnë se po plakeni shpejt