Prokuroria Speciale e Kosovës ka intervistuar në cilësinë e të pandehurës deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, në kuadër të hetimeve që lidhen me ndarjen e granteve në Ministrinë e Bujqësisë.
Lajmin për RTKlive e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila bëri të ditur se intervistimi i Pacollit është zhvilluar të enjten.
Pacolli, në periudhën përkatëse, ka ushtruar funksionin e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi.
Ndërkohë, gjatë ditës së sotme, Prokuroria Speciale ka intervistuar në cilësinë e të pandehurit edhe ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci.
Intervistimet kanë të bëjnë me grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë gjatë kohës kur Peci ishte në krye të këtij dikasteri si ministër.



Të tjera
Si të veproni pas rënies së shpejtë të shtypjes së gjakut?
FIFA rrit çmimet e biletave për finalen e Kupës së Botës në gati 33,000 dollarë
Nuk e dini sa e rrezikshme është të flini me telefon afër kokës