Kreu i PPE-së, Manfred Weber kërkon një BE më efektive në takimin e Partive Popullore Evropiane në Zagreb. Por Kancelari Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozimeve të tij.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka shprehur skepticizëm në lidhje me zbatueshmërinë e propozimeve për reforma të gjera në BE të paraqitura nga kreu i PPE-së, Manfred Weber. Në hapje të një samiti të PPE-së në Zagreb të Kroacisë, kryetari i CDU-së tha: “Arritja e ndryshimeve në traktat në këtë Bashkim Evropian prej 27 anëtarësh është një detyrë mjaft e vështirë”. Merz u shpreh për t’u fokusuar së pari në detyrat që janë “aktualisht në tryezë”, duke përfshirë “aftësitë mbrojtëse dhe konkurrueshmërinë”.
Në Zagreb, politikanë kryesorë nga familja e partive konservatore në BE, Partia Popullore Evropiane (PPE), diskutojnë mbi rolin e Evropës në një rend të ri botëror në të cilin fuqitë e mëdha luajnë një rol dominues. Përveç Merz, marrin pjesë edhe krerë të tjerë qeverish si Donald Tusk (Poloni) dhe Kyriakos Mitsotakis (Greqi).



Të tjera
Ndryshimet vaginale për të cilat çdo grua duhet të jetë e vëmendshme
Kosova qëndron mirë me rezerva të derivateve
Djathtistët serbë protestojnë në Beograd kundër Ligjit për të huajt në Kosova