Koci: Abdixhiku do të fitojë votëbesimin e delegatëve, por çështja nuk përfundon këtu

Koci: Abdixhiku do të fitojë votëbesimin e delegatëve, por çështja nuk përfundon këtu

Opinionisti Melazim Koci ka analizuar situatën aktuale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke e cilësuar se partia është duke përballur me një krizë, por duke theksuar se, për dallim nga partitë e tjera, LDK vazhdon të ketë një debat të hapur dhe demokratik brenda strukturave të saj.

Koci theksoi ekzistencën e dy fraksioneve kryesore: njëra që e mbështet Lumir Abdixhikun dhe tjetra që mbështet Avdullah Hotin dhe Hykmete Bajramin, duke vlerësuar se ky debat zhvillohet në një nivel serioz politik.

Ndër tjerash, Koci tha se beson që Abidxhiku do ta fitojë votëbesimin e delegatëve, por shtoi se çështja nuk mbyllet këtu.

“Atë që mund ta themi pa hezitim është që LDK është duke u ballafaquar me krizë, por më duhet të them që për dallim nga partitë e tjera, LDK edhe sot ka dy fraksione, njërën anë kemi zorin Abdixhiku, në anën tjetër zotërinë Hoti e zonjën Bajrami. Edhe si lëvizje demokratike, si hapje të debatit. Brenda lidhjes demokratike ka debat demokratik, debat që është në nivel serioz politik. Supozoj se zoti Abdixhiku do ta fitojë votëbesimin e delegatëve, por më vonë mund të shqyrtohet çështja e kandidaturave tjera. Pres që Abdixhiku ta marrë besimin, por çështja nuk përfundon këtu. Dhe besoj që LDK mund të shkojë në një Kuvend tjetër duke mbajtur zgjedhje nga niveli më i ulët në më të lartë”, tha Koci.