Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Dritëro Arifi, në “Info Magazin” në Klan Kosova, ka analizuar situatën aktuale brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës , duke e cilësuar procesin zgjedhor brenda partisë si jo serioz dhe jo i bazuar në realitet.
“LDK po jeton në një botë imagjinare, sepse rezultati është evident dhe nuk mund ta shtrembërosh. Ne nuk po flasim për një garë reale, kjo është krejt imagjinare. Askush s’po do ta prek esencën e krejt problemit. Cili është vizioni? Cili është ekipi? Në shekullin 21 nuk ka më shoë të një njeriu, duhet të përfaqësohet ekipi që do ta ndërtojë vizionin për LDK-në 2030-ta”, tha Arifi.
Ai shtoi se brenda partisë nuk po zhvillohet një debat serioz për të ardhmen e partisë, por fokusi duket se është vetëm nëse i vazhdohet mandati zotit Abdixhiku.
“Logjika është që një person nuk e shëron më LDK-në, kjo është problematika, ata po besojnë në ardhjen e një profeti. Duhet të jenë më pragmatik”, tha Arifi.



Të tjera
Studimet thonë se kequshqyerja ndikon te gjatësia e fëmijëve
Janjiq e përsërit se SHBA po përgatit një dokument për Kosovën e Serbinë: Burimet e mia janë ekspertët dhe politikanët
Kthyen parkingun në ‘dyqan’ kokaine, arrestohen 2 shqiptarët në Itali