Ilir Gashi, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se nuk ka pasur refuzim nga përfaqësuesit e subjekteve politike për të mos e njohur rezultatin zgjedhor, pasi sipas tij, problemi ka ndodhur në mes kandidatëve të partive politike.
“Nuk ka anomali apo përpjekje nga subjektet politike, sepse kjo do ta devijonte tërë procesin. Problemi ka ndodhur në mes kandidatëve. Ne do ta shpallim rezultatin dhe më pas do të ketë ankesa. Nuk mund të paragjykoj vendimet e organeve të drejtësisë, sepse ato janë të vetmet që mund të nxjerrin përfundime për çdo vendimmarrje”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, afati i organeve përgjegjëse për trajtimin e ankesave të kandidatëve është 12 deri në 13 ditë, pasi të kuptohet rezultati i saktë nga KQZ-ja.
“Rreth 12 apo 13 ditë është afati për kthimin e përgjigjeve nga PZAP, e më pas çështja shkon në Gjykatën Supreme. Të dyja këto institucione mund të marrin nga 12 apo 13 ditë kohë për përgjigje finale. Megjithatë, mund të ketë edhe përfundime më të shpejta, pa e pritur të gjithë këtë afat, dhe ne mund të kemi certifikim të rezultateve, pa paragjykuar vendimmarrjen, që javën e ardhshme”, ka thënë Gashi në “Real Talk me Maxhunin”.



Të tjera
Humbni kilogramët e tepërt me rrush
Recetë për përgatitjen e kungulleshës – Kafshata krokante dhe të shijshme!
Vetitë shëndetësore të rrepave