Presidentja: Vuçiqi është kopje e Putinit

Të të vijë turp nga vetja

Gazetari gjerman i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ka reaguar ashpër ndaj presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, pas deklarimit se dokumentari “Melania”, për Zonjën e Parë të ShBA-së Melania Trump, ka pasur premierën në Kosovë nën kujdesin e Presidencës.

Në një postim, Martens ka përdorur gjuhë të rëndë ndaj Osmanit, duke shkruar se ekziston një vijë ndarëse mes përfaqësimit të interesave legjitime shtetërore dhe, siç e ka quajtur ai, “prostitucionit intelektual vetë-poshtërues”, duke shtuar se presidentja “nuk duket se është e vetëdijshme për këtë vijë”.

Këtyre deklaratave i ka reaguar këshilltari i presidentes Osmani, Rinor Nuhiu, i cili ka dënuar ashpër gjuhën e përdorur nga gazetari gjerman.

“Duhet të jesh i turpëruar për veten”, ka shkruar Nuhiu në platformën “X”.