Në përvjetorin e vrasjes së Elfete Humollit, presidentja Vjosa Osmani vizitoi familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, ku vendosi kurorë lulesh dhe nderoi kujtimin e vëllait të saj, Mentorit, i cili ra dëshmor në betejën e Koshare në mars 1999.
“Në moshën vetëm 16 vjeçare, Elfete Humolli u ngrit kundër shtypjes dhe dhunës së regjimit kriminal serb, duke na treguar se guximi dhe dashuria për atdheun nuk kanë çmim. Në përvjetorin e vrasjes së saj, vizituam familjen Humolli në Lupç të Poshtëm, vendosëm kurorë lulesh dhe nderuam kujtimin e vëllait, Mentorit, i cili ra dëshmor në Koshare në mars 1999. Motra dhe vëllai u bashkuan në të njëjtën kauzë të shenjtë për lirinë e vendit”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Ajo ka theksuar se sot Kosova është e lirë, ndërsa guximi i Elfetës dhe Mentorit vazhdon të frymëzojë brezat.



Të tjera
5 vjet nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës e Izraelit, Ziv uron që të zhvillohen e lulëzojnë më tej
Aksident me autobus në Turqi, 9 të vdekur dhe 26 të plagosur
Bie guri madh në aksin Pejë-Kuqishtë, dëmtohet rëndë një veturë