Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë një shtëpi në fshatin Zvezdë të bashkisë Maliq, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shkrumbuar plotësisht një kat të një shtëpie dykatëshe, duke alarmuar banorët e zonës në orët e vona të natës, raporton JOQ.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta të rënies së zjarrit, por dyshimet e para lidhen me një defekt në instalimet elektrike ose me një mjet ngrohjeje të lënë ndezur gjatë natës, në kohën kur familjarët ndodheshin në gjumë. Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar seriozisht jetën e banorëve dhe banesat përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar, pasi familjarët janë nxjerrë në kohë nga shtëpia me ndihmën e fqinjëve.



Të tjera
Burjani: LDK-ja s’po arrin të ndahet prej PDK-së, Kurti nuk mund të jetë gjatë në politikë duke e quajtur veten “babë”
Hetimet për “vjedhje votash” do zgjerohen edhe në Vushtrri e Skenderaj
Simbol i sakrificës dhe qëndresës