I plagosur me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut pas trajtimit emergjent në Spitalin e qytetit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.
“Rreth orës 13.50, një person( 1990) i plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë. Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin e plagosjes është arrestuar një i dyshuar.



Të tjera
Pacolli paralajmëron publikimin e pabesive pas nisjes së gjykimeve në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Këto janë punët më stresuese në botë