Sot, rreth orës 14:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicë, është plagosur një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Avni Zahiti.
Ai ka thënë se viktima ishte mashkull i moshës madhore dhe është dërguar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Nga i dyshuari është konfiskuar edhe një armë zjarri, në cilësinë e provës materiale. Hetuesit policorë, në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore”, ka thënë Zahiti./lajmi.net



Të tjera
I pl@gosuri me ar*më zj@rri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK
“Liria ka emër” falënderon artistët e Ferizajt për mbështetjen e marshit “Drejtësi, jo politikë”
Pacolli paralajmëron publikimin e pabesive pas nisjes së gjykimeve në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi