Analisti Avni Arifi ka vlerësuar se e ardhmja e Lidhjes Demokratike të Kosovës me Lumir Abdixhikun në krye mbetet e paqartë.
Sipas tij, Abdixhiku ka marrë drejtimin e një LDK-je në gjendje të vështirë elektorale, duke arritur të rrisë mbështetjen për rreth 60,000 vota, por më pas ajo ka rënë përsëri.
Arifi shprehet optimist se përvoja e grumbulluar nga Abdixhiku mund të shërbejë si udhërrëfyes për ta rikthyer LDK-në në pozitën që ajo synon.
“Është e vështirë të parashikohet si do të jetë e ardhmja e LDK-së me z. Abdixhikun në krye. Abdixhiku ka gjetur një LDK në gjendje të rëndë elektorale dhe ka arritur ta rrisë mbështetjen për 60,000 vota, e pastaj ajo ka rënë përsëri. Por besoj dhe uroj që përvoja e ndërtuar të shërbejë si orientim dhe t’i ndihmojë ta kthejë LDK-në në pozitën që e synon”, tha Arifi për GazetaBlic.



Të tjera
I pl@gosuri me ar*më zj@rri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK
“Liria ka emër” falënderon artistët e Ferizajt për mbështetjen e marshit “Drejtësi, jo politikë”
Pacolli paralajmëron publikimin e pabesive pas nisjes së gjykimeve në Kosovë, Shqipëri, Emirate dhe Libi