Gazetarja sulmohet nga qentë endacakë tek Menza e Studentëve, thotë se edhe një grua u sulmua tek Termokosi

I pl@gosuri me ar*më zj@rri në Mitrovicë të Jugut dërgohet në QKUK

I plagosur me armë zjarri në Mitrovicë të Jugut pas trajtimit emergjent në Spitalin e qytetit është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Spitalit të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

“Rreth orës 13.50, një person( 1990) i plagosur me armë, plaga hyrëse/dalëse në këmbë. Pas trajtimit emergjent dhe konsultimit nga mjeku kujdestar ortoped, si dhe ekzaminimeve tjera, i plagosuri është transferuar në QKUK, për trajtim të mëtejmë”, ka thënë ai.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se për rastin e plagosjes është arrestuar një i dyshuar.