Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shpjeguar në detaje zhvillimet kryesore që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve dhe administrimi i provave.
Gjykata ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të fillojnë më 9 shkurt, duke shënuar një fazë vendimtare të procesit.
Pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse, gjyqtarët do të hyjnë në fazën e vlerësimeve të tyre konfidenciale, ku do të analizojnë secilën provë dhe deklaratë dëshmitari për të arritur në një vendim përfundimtar.
“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.



Të tjera
Në Ditën e Çlirimit, Kurti falënderon Adem Shehin për kontributin në luftën e UÇK-së
Frutat dhe perimet me më shumë pesticide
FIFA vendos rregullin e ri për transferime, që hyn në fuqi nga viti 2027