Gjykata Speciale ka publikuar një video përmbledhëse të procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke shpjeguar në detaje zhvillimet kryesore që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve dhe administrimi i provave.
Gjykata ka njoftuar se deklarimet përmbyllëse nga mbrojtja do të fillojnë më 9 shkurt, duke shënuar një fazë vendimtare të procesit.
Pas përfundimit të fjalëve përmbyllëse, gjyqtarët do të hyjnë në fazën e vlerësimeve të tyre konfidenciale, ku do të analizojnë secilën provë dhe deklaratë dëshmitari për të arritur në një vendim përfundimtar.
“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.



Të tjera
U.D.Presidentja Albulena Haxhiu dekoron komandantin Adem Shehi me “Urdhrin e Lirisë” në Ditën e Çlirimit
Mediet iraniane zbulojnë detajet e memorandumit me 14 pika mes Iranit dhe ShBA-së
Pesë gabimet që nuk duhet t’i bëni në një takim të parë