Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka publikuar një fotografi nga salla ku presidenti Trump pritet të mbajë fjalim në ceremoninë e Lutjeve të Mëngjesit.
Ai ka thënë se kjo ngjarje bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.
“Për pak do të fillojë ceremonia vjetore e Lutjeve të Mëngjesit, ku Presidenti Donald J. Trump pritet të mbajë fjalim kryesor. Kjo ngjarje që bashkon mijëra pjesëmarrës nga e gjithë bota përfaqëson një moment të fuqishëm uniteti, besimi dhe vlerash të përbashkëta.”
Sipas tij është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje.
“Është shumë domethënëse që Kosova të përfaqësohet në këtë ngjarje të rëndësishme, duke riafirmuar miqësinë e bekuar dhe partneritetin e qëndrueshëm të vendit tonë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”



Të tjera
Mediet iraniane zbulojnë detajet e memorandumit me 14 pika mes Iranit dhe ShBA-së
Pesë gabimet që nuk duhet t’i bëni në një takim të parë
Gjenerali i KFOR-it merr pjesë në aksionin e dhurimit të gjakut në Prishtinë