Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se të hënën e ardhshme do të ekzekutohen shtesat prej 100 eurosh, për punëtorët e sektorit privat, përcjell KosovaPost.
Në një njoftim në Facebook, Murati bëri me dije se komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve.
“Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim” shkroi Murati.



Të tjera
FIFA vendos rregullin e ri për transferime, që hyn në fuqi nga viti 2027
Nëntë rekordet që mund të thyhen në këtë Botëror
KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike