Pas rreth një muajsh kërkime, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, të riut që ra në lumë së bashku me shokun e tij më 10 janar.
Trupi i 30-vjeçarit u gjet në afërsi të fshatit Urakë, gjatë patrullimit me gomone të forcave të ushtrisë. Në vendin e ngjarjes po shkon grupi hetimor.
Ngjarja ka ndodhur më 10 janar rreth orës 01:30, ku konkretisht automjeti që drejtonte 24-vjeçari, Andi Losha dhe ku ishte pasagjer Jurgen Karaj, 30 vjeç ra në përrua.
Sipas policisë Losha u largua nga vendngjarja pa lajmëruar policinë dhe pa i dhënë ndihmë pasagjerit, të cilin dyshohet se e ka marrë rrjedha e përroit.



Të tjera
3 cent më lirë se dje, ky është çmimi i naftës sot në Kosovë
Kallas: BE-ja pa unanimitet për pezullimin e marrëveshjes me Izraelin
Këto ushqime përmirësojnë shëndetin e duhanpirësve